Digjet raundi i tretë/ Emri i Presidentit të ri të Republikës në dorën e maxhorancës, parlamenti 2 seanca plenare të hënën

Parlamenti 16 Maj Raundi I Pare Presidenti (16)

Digjet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament. Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat.

Nesër, e hënë më 30 maj, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare.

Sipas njoftimit zyrtar, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në orën 11: 00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.

Digjet raundi i tretë/ Emri i Presidentit të ri të Republikës në dorën e maxhorancës, parlamenti 2 seanca plenare të hënën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook