“Federata i vuri kapakun”, shpërthen zv.trajneri i Pogradecit: Na donte të rënë nga kategoria

Zv.trajneri i Pogradecit, Gentian Muska, e ka cilësuar humbjen ndaj Orikut si një skenar i cili i vendosi kapakun persekutimit që i është bërë ekipit këtë sezon nga gjykimi.

Muska

“Kjo ishte maskarada e fundit që i vuri kapakun persekutimit që i ka bërë Federata ekipit tonë gjatë gjithë këtij sezoni. Nuk e di pse donin që Pogradeci të mos qëndronte në Kategorinë e Parë! Jemi penalizuar sistematikisht në shumë ndeshje dhe ky gjykim tendencioz ndaj Orikut i vuri kapakun.

Askush nuk u mor me rezultatet qesharake të javës së fundit të rivalëve tanë, ndërsa Pogradecit i futën shkelmin, duke hedhur poshtë djersën, mundin dhe investimin e qytetit tonë. Turp për këtë që na bënë!”, ka thënë i indinjuar Muska në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, teksa trajneri i parë, Abazaj, mjaft i revoltuar, nuk foli pas ndeshjes.

Arena e Lajmit


Loading…

“Federata i vuri kapakun”, shpërthen zv.trajneri i Pogradecit: Na donte të rënë nga kategoria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook