FOTO/ Del Piero dhe Bufon i urojnë fat Dibalës, shikoni lamtumirën emocionuese të legjendave për sulmuesin argjentinas

Sfida përballë Lacios do të jetë e fundit që Paulo Dibala do të luajë në “Allianz Stadium” me fanellën e Juventusit, duke i dhënë lamtumirën klubit bardhezi.

dibala-del piero-bufon

Dy legjendat e këtij klubi, Alesandro Del Piero dhe Xhianluixhi Bufon, gjithashtu i kanë uruar lamtumirën sulmuesit argjentinas nëpërmjet një mesazhi në Instagram.

Ish-sulmuesi shkruan: “Faleminderit për të gjithë kënaqësinë që na ke dhënë Paoulo! Dhe që e ke veshur me krenari bluzën bardh e zi”.

 

View this post on Instagram

A post shared by Alessandro Del Piero (@alessandrodelpiero)

Ndërsa portieri u shpreh: “Ne kemi mbrojtur të njëjtat ngjyra. Ne kemi veshur të njëjtën fanellë. Ne kemi ndjerë të njëjtat emocione dhe kemi shijuar shumë suksese së bashku. Paulo, paç fat në të ardhmen”.  

View this post on Instagram

A post shared by Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon)

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Del Piero dhe Bufon i urojnë fat Dibalës, shikoni lamtumirën emocionuese të legjendave për sulmuesin argjentinas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook