“Ju urrejmë!” Olivia Rodrigo shpërthen ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Supreme që shfuqizuan të drejtën për abort

Duke performuar në skenë para rreth 200,000 njerëzve, Olivia Rodrigo i bëri të qarta qëndrimet e saj për pesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme pas ligjit kundër abortit, tema më e nxehtë e momentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dua t’ia kushtoj këtë këngë të radhës pesë anëtarëve të Gjykatës Supreme, të cilët na treguan se në fund të ditës, ata me të vërtetë nuk duan t’ia dinë për lirinë,” -tha ylli i popit me origjinë nga Kalifornia në skenë në Festivalin ‘Glastonbury 2022’ në Angli pas votimit të Gjykatës së Lartë për të anuluar vendimin historik të vitit 1973 që vendosi të drejtën kushtetuese të grave për abort në Shtetet e Bashkuara.

Rodrigo vazhdoi, “Kjo këngë shkon për gjyqtarët Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch, Amy Coney Barrett dhe Brett Kavanaugh. Ne ju urrejmë.”

Këngëtarja dhe bashkë-interpretuesja e ftuar Lily Allen më pas filloi një interpretim të këngës së yllit britanik të vitit 2009 “F–k you”. Shumë prej të pranishmëve ndoqën shembullin e Allen për të bërë gjeste me gishtin e mesit ndërsa këndonin së bashku.

Në festivalin, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga BBC, Olivia u tha shikuesve se ishte “e shkatërruar dhe e tmerruar” nga vendimi, duke shtuar, “Kaq shumë gra dhe kaq shumë vajza do të vdesin për shkak të kësaj.”

Vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërsa u prit mirë nga shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara, nxiti protesta mbarëkombëtare dhe dënim publik nga kritikët, të cilët përfshinin një mori të famshëm si Taylor Swift, Bella dhe Gigi Hadid, Dua Lipa, Bebe Rexha, Zendaya, Padma Lakshmi dhe Shonda Rhimes.

“Ju urrejmë!” Olivia Rodrigo shpërthen ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Supreme që shfuqizuan të drejtën për abort

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook