Paditet për herë të dytë modelja Emily Ratajkowski, ja cila është arsyeja

Supermodelja Emily Ratajkoeski është paditur nga një fotograf për shkelje të të drejtave të autorit pasi dyshohet se ajo postoi dy foto të saj në llogarinë e saj në Instagram pa leje.

Fotografi i Queens, Edward Opinaldo tha se ai bëri fotografitë e 31-vjeçares – e veshur me një kostum elegant ngjyrë rozë – duke u larguar nga një ndërtesë e Big Apple më 17 qershor të vitit 2019. Ylli i videos “Love Somebody” postoi dy nga fotot në faqen e saj në Instagram po atë ditë dhe mblodhi 288,000 pëlqime, thuhet në dosjen e gjykatës federale të Manhattan.

Opinaldo kishte fotografitë e tij të mbrojtura nga e drejta e autorit në korrik 2019. Ai i vuri re për herë të parë fotot në storyn e Instagramit të Ratajkowski në shtator 2019, sipas dosjes së siguruar nga “The New York Post.”

Fotoja origjinale e Opinaldo-s dhe një pamje e së njëjtës foto nga Instagrami i modeles janë renditur si ekspozita në dosjen e gjykatës federale. Padia kërkon dëme të paspecifikuara.

Ratajkowski, një influencere që aktualisht ka 29.4 milionë ndjekës në Instagram, u padit për shkelje të të drejtave të autorit nga një fotograf tjetër në tetor 2019.

Lektori i Manhatanit, Robert O’Neil, pretendoi se modelja e lindur në Londër – pasuria neto e së cilës është 8 milionë dollarë – ndau foton e saj duke ecur në një rrugë të qytetit të Nju Jorkut me një buqetë me lule, raportoi PageSix. Çështja u zgjidh jashtë gjykatës në prill.

Paditet për herë të dytë modelja Emily Ratajkowski, ja cila është arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook