Pasi fitoi gjyqin, Johnny Depp flet për Amber Heard dhe urrejtjen ndaj saj në rrjetet sociale

Aktori Johnny Depp ‘nuk i dëshiron të keqen‘ ish-bashkëshortes së tij, aktores Amber Heard dhe nuk do ‘t’i bashkohet urrejtjes së rrjeteve sociale‘. Sipas raportimeve të fundit, Johnny është i lumtur tani, disa javë pasi fitoi gjyqin për shpifje kundër Amber. Tanimë aktori dëshiron të ecë përpara në jetën e tij. (Lexo gjithashtuPas gjyqit/ Amber Heard do t’i zbulojë të gjitha në një libër, burimet: Nuk ka asgjë për të humbur)

Johnny është parë duke performuar në skenë me kitaristin anglez Jeff Beck në Mbretërinë e Bashkuar gjatë javëve të fundit. Ai ka udhëtuar në Evropë për të shoqëruar Jeff dhe për të performuar me të, në mes të gjykimit të tij kundër Amber. Aktori, së bashku me Jeff, do të publikojnë një album me 13 këngë, më 15 korrik.

‘Hollywood Life’ citoi një burim duke thënë: “Pasi gjithçka është thënë dhe bërë, Johnny nuk i dëshiron të keqen Amber. Ai nuk do të hidhet në ‘karrocën’ e urrejtjes së rrjeteve sociale dhe ai thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e tij. Johnny mezi pret të shkojë në turne vitin e ardhshëm dhe megjithëse është shumë larg, ai ka një sërë projektesh të rreshtuara për ta mbajtur atë shumë të zënë ndërkohë. Johnny është më i lumtur se sa ka qenë për një kohë të gjatë dhe ndihet sikur ky është një kapitull krejtësisht i ri për të. Muzika ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Johnny-n dhe kjo është me të vërtetë ajo që ai ka nevojë tani pas gjithë stresit dhe dramës me të cilën është përballur gjatë disa viteve të fundit.”

Pas një gjyqi gjashtë-javor, Johnny fitoi gjyqin me Gjykatën që vendosi se Amber duhet t’i paguajë atij 15 milionë dollarë , pasi kishte shpifur duke iu referuar vetes si viktimë e abuzimit në familje në një shkrim të ‘Washington Post’ në 2018.

Për kundërpadinë e Amberit, 2 milionë dollarë dëmshpërblim iu dhanë asaj nga juria, e cila zbuloi se Johnny kishte shpifur përmes deklaratave të bëra nga avokati i tij, Adam Waldman, në shtyp.

Ndërkohë, Johnny do të shkojë në një turne me grupin e tij rock ‘Hollywood Vampires’ vitin e ardhshëm. Koncerti i parë do të mbahej më 20 qershor 2023, në Oberhausen’s Rudolf Weber Arena në Gjermani.

Pasi fitoi gjyqin, Johnny Depp flet për Amber Heard dhe urrejtjen ndaj saj në rrjetet sociale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook