Edicioni i 83-të i Kate gorisë Superiore është pranë fundit dhe në dy javët e mbetura përfaqësimi në Europë është enigma e vetme për t’u zgjidhur. Verdiktet kryesore janë zgjidhur tashmë në Superiore: Tirana kampione; Laçi nënkampion dhe e sigurt pjesëmarrja në Ligën e Konferencës; Dinamo dhe Skënderbeu kanë zbritur në Kategorinë e Parë; Egnatia në zonën “play out” ku do të diskutojë mbijetesën me ndeshje shtesë dhe kundërshtari do të jetë një mes Apolonisë dhe Korabit.
180 minutat e fundit të kampionatit janë të lidhura edhe me finalen e Kupës, LaçiVllaznia, ku do të përcaktohen edhe dy biletat e tjera që do të përfaqësojnë Superioren në Ligën e Konferencës.
Duke parë renditjen pas javës së 34- t, del se janë katër ekipe në luftë për dy vende në Europë, pikërisht Partizani që ka 52 pikë, Vllaznia dhe Kukësi me 49 pikë, si dhe Teuta me 46 pikë. “Panorama Sport”, më poshtë do t’ju paraqesë kombinimet e mundshme që secili nga këto katër ekipe ka për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës
PARTIZANI
52 pikë, golavarazhi: 44-27
Përballjet direkte me rivalët
Partizani-Teuta
3 fitore, 0 barazime, 1 humbje
Golavarazhi: 9-3
Partizani-Kukësi
2 fitore 1 barazim, 1 humbje
Golavarazhi: 9-4
Partizani-Vllaznia
0 fitore, 3 barazime, 1 humbje
Golavarazhi: 2-3
VLLAZNIA
49 pikë, golavarazhi: 41-36 Përballjet direkte me rivalët
Vllaznia-Partizani
1 fitore, 3 barazime, 0 humbje
Golavarazhi: 3-2
Vllaznia-Kukësi
1 fitore, 2 barazime, 1 humbje
Golavarazhi: 3-4
Vllaznia-Teuta
1 fitore, 3 barazime, 0 humbje
Golavarazhi: 6-5
KUKËSI
49 pikë, golavarazhi: 46-42 Përballjet direkte me rivalët
Kukësi-Partizani
1 fitore, 1 barazim, 2 humbje
Golavarazhi: 4-9
Kukësi-Vllaznia
1 fitore, 2 barazime, 1 humbje
Golavarazhi:4-3
Kukësi-Teuta
0 fitore, 2 barazime, 2 humbje
Golavarazhi: 4-8
TEUTA
46 pikë, golavarazhi: 37-43
Teuta-Partizani
1 fitore, 0 barazime, 3 humbje
Golavarazhi: 3-9
Teuta-Vllaznia
0 fitore, 3 barazime, 1 humbje
Golavarazhi: 5-6
Teuta-Kukësi
2 fitore, 2 barazime, 2 humbje
Golavarazhi: 8-4
Arena e Lajmit
Loading…