Juventus dhe Lacio janë ndarë në një barazim 2-2 në ndeshjen e javës së 27 në Serinë A, me një rezultat që prish pak festën e planifikuar nga bardhezinjtë për lamtumirën e Kielinit dhe Dibala. Por nga ana tjetër, gëzon Lacion që me pikën e siguruar në ekstrem garantoi praninë në Ligën e Euroëps në edicionin e ardhshëm.
Golat e Vlahoviç dhe Morata në pjesën e parë lanë të mendohej se bardhezinjtë do të mbyllnin ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon me një sukses. Por në fillimin e pjesës së dytë lacialët shkurtuan diferencën me një autogol të Aleks Sandro dhe më pas insistuan derisa gjetën edhe golin e barazimit në frymën e fundit me anë të Milinkoviç-Saviçv.
Barazimi nuk ndryshon vendin e katërt të Juventusit në kampionat, por ka ngjitur Lacion përkohësisht në vendin e 5-të, duke kaluar Romën dhe duke krijuar distancën e mjaftueshme nga Fiorentina për t’iu gëzuar pranisë në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm.
JUVENTUS-LACIO 2-2
10’ Vlahoviç, 35′ Morata / 52′ (ag) Aleks Sandro, 90’+6′ Milinkoviç-Saviç
NGJARJET KRYESORE
90’+6′ GOOOOL Lacio! Shënon Milinkoviç-Saviç pas një kundërsulmi të shpejtë të bardhekaltërve, duke përfituar nga një grushtim jo edhe aq i sigurt i Perin.
52’ GOOOOL Lacio! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi devijohet në portën bardhezi nga Aleks Sandro, duke rihapur ndeshjen.
35’ GOOOL Juventusi! Kundërsulm spektakolar i nisur nga një goditje me thembër e Dibala, topi shkon te Morata i cili nga e majta lëshon një gjuajtje të pakapshme për Strakoshën.
10’ GOOOL Juventusi! Shënon Vlahoviç në shtyllën e dytë pas nëj harkimi perfekt të Dibala nga e majta.
5’ Drithërima në portën e Juventusit, pasi Kataldi lëshon një predhë nga distanca që godet traversën e kalon jashtë.
Loading…