Video/ Nga dështimi i përpjekjeve për një president konsensual te hyrja në ‘lojë’ e mazhorancës në raundin e katërt, çfarë pritet të ndodhë nesër në Konferencën e Kryetarëve

Teksa ka dështuar edhe raundi i tretë për votimin e kandidaturës për presidencë, duket se tashmë do të jetë kupola e Partisë Socialiste ajo që do të zgjedhë kreun e ri të shtetit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Ergys Gjençaj tha se edhe raundi i tretë do të ketë të njëjtin fat si dy të parët, raundi i fundit ku mund të kishim një president konsensual. Sipas tij, pas këtij raundi, PS i ka të gjitha mundësitë për ta zgjedhur presidentin me votat e saj.

Ligji e përcakton se presidenti zgjidhet me votat minimale, 71 vota, ku Mazhoranca gëzon edhe më shumë. Gjençaj deklaroi sot se nesër paradite do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të vendoset edhe se kur do të jetë seanca për mbajtjen e raundit të katërt, ku do të votohet për kandidaturën që do të sjellë në Kuvend PS-ja.

Gjençaj tha se pasi të ketë kandidaturën, Kryesia e PS do ia bëjë të ditur grupit parlamentar emrin e propozuar të kreut të ri të shtetit, ku duhet të sigurohen edhe 20 firma. Fill pas këtij procesi, emri në fjalë do i përcillet Kuvendit.

Nuk dihet nëse PS do të ndalet te afati i fundit që është përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, që është e hëna e ardhshme, apo do të kërkojë një seancë të posaçme plenare më herët, ku të votohet dhe presidenti i ri.

Arena e Lajmit

Video/ Nga dështimi i përpjekjeve për një president konsensual te hyrja në ‘lojë’ e mazhorancës në raundin e katërt, çfarë pritet të ndodhë nesër në Konferencën e Kryetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook