Arsyet Pse Kaq Shumë Njerëz Preken nga Alergjitë Ushqimore

Në ditët e sotme, numri i njerëzve që kanë alergji ushqimore sa vjen e shtohet. Ajo që të gjithë pyesin është se çfarë e shkakton këtë?

Teoritë që mbizotërojnë, tregojnë për një mungesë të patogjenëve natyralë në mjedisin modern, të tillë si parazitët.

Imunobiologët mendojnë se sistemi i kontrollit të cilësisë së ushqimit, i cili është krijuar për të na mbrojtur nga konsumi i ushqimeve të dëmshme, mund të jetë fajtori i zhvillimit të alergjive ndaj ushqimeve të zakonshme.

Me kalimin e kohës, sistemit tonë imunitar nuk i duhet të përballet me rreziqe të ndryshme natyrore, prandaj ai reagon ndaj asaj që has çdo ditë, ushqimit.

Substancat që nuk janë natyrale në ushqimet e përpunuara, kimikatet mjedisore dhe mungesa e ekspozimit ndaj mikrobeve, mund të jënë disa nga faktorët e zhvillimit të alergjive.

“Ne nuk mund të krijojmë mënyra për të parandaluar ose trajtuar alergjitë ushqimore derisa të kuptojmë plotësisht problemin në themel”, thotë studiuesi Ruslan Medzhitov, Profesor i Imunobiologjisë në Sterling.

Studiuesit e Universitetit të Yale-it, kanë hedhur teorinë se tre faktorë mjedisorë mund të kenë ndikuar, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në ndjeshmërinë e lartë të sistemit tonë imunitar ndaj disa ushqimeve.

Së dyti, ndryshimi i regjimit ushqimor, konsumi i shtuar i ushqimit të përpunuar dhe reduktimi i ushqimit të rritur natyrshëm.

Së treti, konservuesit që gjenden tek ushqimet u paraqitën si elementë që mund të ndikojnë në zhvillimin e alergjive.

Por mbeten ende shumë kërkime për t’u bërë, kështu që gjëja më e mirë që mund të bëni për momentin, është të reduktoni konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe të konsumoni sa më shumë ushqime të freskëta./AgroWeb.org

Arsyet Pse Kaq Shumë Njerëz Preken nga Alergjitë Ushqimore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook