David dhe Victoria Beckham janë ndër çiftet “ikonë” në botë.
Dyshja prej vitesh janë krah njëri-tjetrit duke formuar një familje “perfekte” së bashku me fëmijët e tyre. Legjenda e futbollit është aktiv në instagramin e tij, ndërsa kur bëhet fjalë për intervista mendohet dy herë.
Së fundmi, David ka zbuluar një sekret rreth bashkëshortes së tij. Ish-ylli i Realit, tregoi se stilistja e njohur prej 25 vitesh tashmë konsumon të njëjtën pjatë. Ai shtoi se Victoria nuk bën përjashtime as për festa, ditëlindje, evente apo darka në restorante.
“Që kur e takova, Victoria ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë me një pjesë të perimeve të ziera në avull”– tha David Beckham.
Ish-futbollisti anglez sipas mediave të huaja u shpreh gjithashtu se e vetmja herë që bashkëshortja e tij e ka thyer dietën ka qenë gjatë shtatzanisë.
“E vetmja herë që ajo ndoshta ka shijuar ndonjëherë diçka që ishte në pjatën time ishte kur ishte shtatzënë me Harper, dhe ishte gjëja më befasuese ndonjëherë, betohem që ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ushqimi ishte, por e di që ajo nuk e ka ngrënë më që atëherë”– përfundoi Beckham.
Ju kujtojmë që së shpejti David dhe Victoria Beckham do të sjellin jetën e tyre në seri në Netflix.