Reali i Madridit duket se kryeson garën për Mbapenë, duke lënë pas PSG-në që kërkon të rinovojë me francezin, po ashtu dhe Liverpul, që në orët e fundit shfaqi interesin për transferimin e sulmuesit.
Siç bëjnë me dije mediat më të mëdha sportive në Spanjë, “AS” dhe “Marca”, Reali do të konfirmojë Mbapenë pas finales së Ligës së Kampionëve.
“Në fillim Parisi, më pas Mbape – Sulmuesi francez ka në plan të zyrtarizojë lamtumirën e tij nga PSG javën e ardhshme. Gjithsesi, Reali nuk do ta bëjë zyrtare transferimin e tij deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Do të behët lojtari më i paguar në historinë e klubit, me klauzolën e tij që pritet të jetë më e larta në botë”, shkruan prestigjiozja “AS”.
Nga ana tjetër, “Marca” shkruan: “PO – Finalizohet akordi me Mbapenë për tu bërë një lojtar i Realit”.
Arena e Lajmit
Loading…