Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo po shijojnë pushimet luksoze në një jaht superluksoz në Ibiza.
28 vjeçarja është fotografuar mjaft në formë pas lindjes së vajzës së saj në prill. Në fotot e publikuara nga “Daily Mail” Georgina u shfaq e veshur me bikini të zeza, të kombinuara me disa gjerdanë argjendi.
Ndërkohë Ronaldo, tregoi muskujt e tij teksa shëtiste pa këmishë në jaht. Futbollisti kishte veshur një palë të shkurtra ngjyrë bardh dhe blu.
Çifti së fundmi u nisën për një pushim familjar në Majorka me pesë fëmijët e tyre dhe Georgia ndau një foto mahnitëse familjare gjatë udhëtimit.