I mori në vendin e shtatë dhe i dërgoi në Champions, si e transformoi Ksavi Barçën në fazën e dytë

Nga fundi i sezonit kanë mbetur edhe 90 minuta, por që për Barcelonën nuk kanë asgjë për të thënë, pasi katalanasit kanë marrë atë çfarë deshën, një vend në Ligën e kampioneve në sezonin e ardhshëm. Një objektiv që deri pak muaj më parë dukej tepër i vështirë, por që u bë i mundur falë trajnerit Ksavi, i cili arriti të transformonte rrënjësisht skuadrën.

ksavi

Puna e Ksavit dhe merkatoja e goditur në janar nga klubi ka ndryshuar gjithçka, me Barçën që arriti të parakalonte të gjithë rivalët për ta mbyllur në vendin e dytë, me Realin kampion.

Jo më kot Ksavi, Zhordi Alba, Dani Alvesh e ndonjë tjetër kanë përsëritur shpesh gjatë kësaj kohe një shprehje që është kthyer në emblematike: “Sa keq që mbërritëm kaq vonë te Barça!”.

Ksavi mori drejtimin e skuadrës në nëntor 2021 para derbit me Espanjolin. Barcelona lëngonte në mes tabele, por faza e dytë ka qenë e shkëlqyer dhe shifrat janë ato që e vërtetojnë.

PËR KAMPIONË – E vërteta është se të dhënat e mbështesin këtë diskurs. Nëse merren parasysh rezultatet e fazës së dytë, që nisi në janar 2022, Barcelona ka ecur me ritëm kampioni.

Katalanasit kanë grumbulluar 42 pikë, po aq sa dhe Reali i Madridit. Për më shumë, Barça bëri shumë zhurmë me fitoren 0-4 në “Bernabeu”.

E nëse Barça do të kishte pasur të njëjtën ecuri edhe në fazën e parë, titulli nuk do të kishte qenë një lojë fëmijësh për Realin e Madridit.

Diferenca mes dy skuadrave është gatuar në fazën e parë, me “Los Blancos” që grumbulluan 43 pikë kundrejt 31 të Barcelonës. Ishte faza e parë që e dënoi Barçën, duke e nxjerrë jashtë gare për titullin me rivalët historikë.

TRANSFERTAT – Shifrat mbresëlënëse të Barçës nën drejtimin e Ksavit nuk mbarojnë këtu. Që kur ai mori drejtimin e katalanasve, Barcelona nuk ka pësuar asnjë humbje jashtë shtëpisë së saj në La Liga.

Në 14 ndeshje të luajtura larg “Camp Nou”-t, katalanasit kanë marrë pikët e plota në 9 ndeshje, teksa kanë grumbulluar gjithsej 32 pikë. Nën drejtimin e tij Barcelona ka humbur vetëm një takim jashtë fushe, por në Ligën e Kampioneve përballë Bajernit në Mynih.

Arena e Lajmit


Loading…

I mori në vendin e shtatë dhe i dërgoi në Champions, si e transformoi Ksavi Barçën në fazën e dytë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook