Moviola e javës së 34-t/ Vijon alergjia nga penalltitë e mohuara, Tiranës e Laçit u mungojnë nga një 11-metërsh (VIDEO)

Edicioni i 83-të i Kat egorisë Superiore po shkon drejt fundit dhe pak gjëra kanë mbetur për t’u vendosur në javët e fundit. Edhe pse presioni për zbritjen direkte dhe objektivat madhorë nuk ekzistojnë, sërish trupa e gjyqtarëve e ka të vështirë të vendosë drejtësi, aq më shumë kur garohet edhe me VAR-in funksional.

bandicam 2022-05-14 17-36-59-145

Në javën e 34-t nuk munguan rastet për moviolë dhe gabimet, që fatmirësisht bënë që të mos ndikonin në rezultatet finale. Tiranës dhe Laçit u mungojnë nga një penallti në javën e fundit, ndërsa Kastriotit iu falën dy kartonë të kuq. Risia e javës në gjykim ishte Emanuela Rusta, për herë të parë një femër arbitroi në Superiore. Në dy ndeshje nuk pati raste për moviolë.

“Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutueshme në javën e 34-t në Kategorinë Superiore:

SKËNDERBEU – LAÇI 1-2 Gjyqtarë: E.Rusta (Elbasan), E.Ganxhi, E.Gjoni (Elbasan)/ VAR: O.Yzeiraj (Patos), M.Llukmani (Vlorë);

Laçi arriti të merrte një fitore për statistikë në ndeshjen e fundjavës, të zhvilluar në Korçë, përballë Skënderbeut të rënë tashmë nga kategoria dhe që ka filluar të mendojë për sezonin që vjen. E veçanta e këtij takimi ishte arbitrimi për herë të parë i një gjyqtareje femër si kryesore. Emanuela Rusta ishte ajo që vendosi drejtësi në këtë sfidë. Sa u përket episodeve të ndeshjes, kemi dy: një penallti e dyshimtë në favor të Laçit, si dhe ajo që u akordua, po për kurbinasit.

45’ Laçi pretendon për penallti, pas duelit të Frashërit me Spahiun brenda zonës, por pas konsultimit për disa minuta me VAR-in, gjyqtarja Emanuela Rusta vendos që loja të vijojë duke mos akorduar penallti. Nga pamjet shihet që Frashëri bën faull ndaj Spahiut, gjatë rrëzimit i prek këmbën e djathtë. Dyshimi në këtë rast ishte nëse topi kaloi vijën fundore në fillim, ashtu siç protestoi edhe Frashëri. Gjithsesi, rasti duhej analizuar me kujdes, ndaj kemi penallti të padhënë për kurbinasit.

80’ Penallti për Laçin, e fiton Guindo pas duelit me Vrapin, për gjyqtaren Rusta nuk ka dyshime. 11-metërsh për bardhezinjtë. Vendim i drejtë, duke parë pamjet.

TIRANA – VLLAZNIA 3-1 Gjyqtarë: K.Cjapi (Fier), R.Çokaj (Lezhë), A.Koçiaj (Tiranë) / VAR: E.Jorgji (Tiranë), A.Shkreta

Ka qenë një ndeshje e gjykuar nga Kreshnik Cjapi, ku ka pasur disa probleme për sa i përket gjykimit. Në VAR ishte Enea Jorgji. Gjithsesi, gabimet nuk kanë munguar si nga gjyqtari dhe VAR-i. Mungon një penallti për Tiranën, ndërsa Cjapi ndihmohet nga teknologjia për penalltinë e dhënë në pjesën e parë. Gabon në pjesën e dytë kur nuk sheh një penallti neto në dëm të Seferit.

18’ Penallti për Tiranën. Krymi pengon Seferin në zonë. Cjapi jep 11-metërsh. Në minutën e 20-të vendos të vlerësojë vendimin duke u këshilluar me VAR-in. Në minutën e 22-të, Cjapi konsultohet me pamjet dhe dukshëm në siklet anulon vendimin e tij. Adili në mënyrë të çuditshme merr karton të verdhë për protestë. Shyqyr që është teknologjia në këtë rast!

62’ Rast për moviolë. Adili pengon Seferin në zonë, Cjapi vazhdon lojën. Pamjet filmike tregojnë se goditja e mbrojtësit të Vllaznisë është e parregullt. Një penallti që nuk shihet as nga Cjapi dhe as nga VAR-i. Gabim i dyfishtë në fushën e lojës, duke i mohuar një penallti Seferit.

69’ Zhivanaj bllokon Aralicën me faull. Karton i dytë i verdhë dhe i kuq. Vendim i drejtë i Cjapit.

77’ Seferi në shpejtësi mundohet të çajë përpara, duke kaluar në shpejtësi Gurishtën. Kapiteni, duke parë që Seferi mund të shënonte golin e katërt, e ndal para zonës, duke marrë normalisht kartonin e kuq. Cjapi i tregon kartonin. Këtë herë nuk gabon.

KASTRIOTI – TEUTA 0-1 Gjyqtarë: K.Barjamaj, E.Doda, R.Zajmi (Tiranë); VAR: E.Hamiti – AVAR: E.Gjoka (Lezhë); Ndeshja mes Kastriotit dhe Teutës u gjykua nga Kreshnik Bajramaj. Loja pati disa momente të diskutueshme, me të dyja skuadrat që protestuan.

36’ Jazxhi dhe Ivanoviç ndërhyjnë në zonë ndaj Ajazit. Sulmuesi i Kastriotit rrëzohet dhe kërkon penallti. Moment i dyshimtë, pasi Jazxhi e tërheq nga krahu sulmuesin, por arbitri vijon lojën, ndërsa edhe sistemi VAR nuk ndërhyn.

78’ Ndërhyrje e ashpër e Selmanit kundër portierit Qirko. Kryesori e fal sulmuesin e krutanëve, duke mos e ndëshkuar me të verdhë, që do të ishte i dyti për mbrojtësin e Kastriotit dhe automatikisht i kuq.

90+2’ Arbitri heziton të ndëshkojë me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq mbrojtësin e Kastriotit, Rami, i cili bën dy faulle radhazi ndaj Grudës, që ishin të ndëshkueshëm.

KUKËSI – DINAMO 2–1 Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, E. Burgu (Fushë-Krujë) / VAR: K. Prenga (Laç), N. Bregasi (Tiranë)

Ndeshje e luftuar dhe me përmbysje rezultati në fushë, por nuk pati probleme gjykimi. Kështu që nuk pati raste për moviolë.

EGNATIA – PARTIZANI 0-1 Gjyqtarë: I.Myrtja (Shkodër), D.Korreshi (Lushnjë), M.Bega (Shkodër) / VAR: A.Beqiraj (Tiranë), O.Grabova (Fier)

Ndeshje e qetë dhe pa probleme për gjykimin, si dhe pa raste të kontestueshme nga dy ekipet.

Arena e Lajmit


Loading…

Moviola e javës së 34-t/ Vijon alergjia nga penalltitë e mohuara, Tiranës e Laçit u mungojnë nga një 11-metërsh (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook