Arsenali e djallosi objektivin Champions, me dy humbjet e fundit përballë Totenhemit dhe Njukasëllit, me skuadrën e drejtuar nga Arteta që renditet në vendin e 5-të dhe duhet që ekipi i Kontest ë humbasë përballë Noruiçit të vendit të fundit dhe vetë të fitojë përballë Evertonit.
Pas asaj humbje të turpshme me shifrat 2-0 kundër Njukasëllit, ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili nuk u përmbajt dhe shpërtheu kundër ekipit të tij, duke i kritikuar në maksimum.
“Performanca jonë nuk ishte e mjaftueshme për në Ligën e Kampionëve. Madje nuk ishte e mjaftueshme as për Ligën e Europës. Ne na duhen lojtarë me b*le për të luajtur ndeshje të tilla”, ishin fjalët e mesfushorit 29-vjeçar.
Arena e Lajmit
Loading…