Totenhemi tashmë është vetëm një pikë larg kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pas disfatës së mbrëmshme të Arsenalit me Njukasëllin.
Nëse ky objektiv arrihet, atëherë drejtuesit e klubit kanë në plan t’i bëjnë disa dhurata Kontes.
Njëri prej tyre është dhe Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ishte nën radarët e Totenhemit verën e shkuar dhe kësaj radhe tekniku italian mund t’i mbushë mendjen atij për të luajtur në Angli.
Gjithashtu në listë janë dhe disa emra të tjerë, me Paulo Dibalën dhe Kristian Eriksen, të cilët klubi nga Londra pritet të nisë bisedimet e para.
Arena e Lajmit
Loading…