Dikur përfliteshin si çifti me i bukur, sot janë në qendër të vëmendjes për ndarjen e tyre.
Po flasim për Shakirën dhe Gerard Pique të cilët prej disa javësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare. Shkak për këtë ndarje u përfol gjatë se ishtë një tradhëti nga ana e futbollistit. Mirëpo ky i fundit, duket se nuk është në një gjendje aspak të mirë.
Së fundmi në emisionin spanjoll “Socialite” një fotograf i njohur i vipave, ka rrëfyer një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur me mbrojtsin e Barcelonës. Jordi Martin është shprehur në program se ndërkohë që po përpiqej të fotografonte Piquen, ai e ka shtyrë, duke i thyer edhe aparatin fotografik.
“Ai më hodhi aparatin në tokë dhe u nis me makinën e tij duke kaluar me të kuqe,”-u shpreh paparaci.
Më tej Jordi shtoi se futbollisti kishte fyer edhe paparacët e tjerë të pranishëm.
Ju kujtojmë që çifti e nisën romancën e tyre në vitin 2010, në të njëjtën kohë kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, madje futbollisti u shfaq në një video të këngës së saj “Waka Waka”. Këngëtarja dhe futbollisti janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sashas.