“Qëllimi histerik i Ramës i qartë”, paralajmëron LSI: Kryeministri do të çojë një tradhtare në Presidencë që të shesë…

Auto Petrit Vasili1502718361 696x543

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar ashpër për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Vasili bën akuzën e fortë, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama do të çojë një tradhtare në Presidencë.

Statusi:

Rama do te coje nje tradhetar(e) ne Presidence, qe te shese kufijte detare!

Sot tradhetia konsumoi ne parlament gjoja raundin e trete te zgjedhjes se presidentit pa kandidate ne vijim te farses se tradhetise.

Qellimi i Histerise se Rames per shkarkimin e Presidentit Meta eshte tashme shume i qarte e ne driten e diellit dhe ishte vetem e vetem shitja e kufirit detar.

Te gjitheve Rama ju duk arrogant dhe psiqikisht jo stabel, por jo jo nuk eshte as njera dhe as tjetra Rama eshte qartesisht nje tradhetar i mirekalkuluar ne qellimet dhe perfitimet e tij te errta.

Ministri jashtem grek Dendias nxori sheshit gjithshka kur tha:

“Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.

Pas pak ditesh Rama do te zgjedhe gjymtyren dhe instrumentin qorr, qe ja realizon qellimet e tij te zeza tradhetare ne presidence.

Kushdo, qe mbeshteti dhe mbeshtet kete farse tradhetie u be realisht bashkefajtor ne kete tradheti te larte te projektuar nga Rama.

Ramen e genjen kot mendja sepse Kufijte detare te Shqiperise nuk shiten kurre se i perkasin popullit qe i ka mbrojtur me gjak dhe do ti mbroje perseri deri ne fund.

Arena e Lajmit

“Qëllimi histerik i Ramës i qartë”, paralajmëron LSI: Kryeministri do të çojë një tradhtare në Presidencë që të shesë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook