Shtatzanë për herë të dytë, blogerja e njohur zbulon gjininë e bebit (FOTO)

Me një video shumë të bukur në kinema, Sara Karaj një muaj më parë ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Së fundmi, blogerja e njohur ka realizuar një video për Youtube, ku ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj. Sara kishte zgjedhur që para se të plasë tollumbacet dhe të merret vesh, të organizojë një lojë të bukur me familjarët e pranishëm në festën e organizuar. Blogerja  pyeti me rradhë secilin se çfarë mendojnë ata se do të jetë bebi i ardhshëm. Në këtë mënyrë pjesa më e madhe e tyre votuan se do të ishte gocë, por pasi partneri i Sarës plasi tollumbacen, u zbulua se dyshja në fakt do të bëhet me një tjetër djalë.

Çiftit i lexohej në sy lumturia. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për familjarët pasi disa prej tyre dukeshin të mërzitur, përse nuk ishte gocë.

Ju kujtojmë që Sara Karaj është nëna e një djali të quajtur Tomas.

Nënë për herë të dytë, Sara Karaj ndan lajmin me një video speciale –  ArkivaNews

Shtatzanë për herë të dytë, blogerja e njohur zbulon gjininë e bebit (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook