Kendall Jenner dhe Devin Booker po vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrit – ose të paktën në rrjetet sociale – pas ndarjes së tyre.
Vetëm disa ditë pas ndarjes së modeles dhe lojtarit të ‘Phoenix Suns’, ndjekësit vunë re se të dy u kanë bërë ‘like’ postimeve të njëri-tjetrit në mediat sociale më 26 qershor. Kendall pëlqeu një foto të Devinit në lojën vjetore të softballit të bamirësisë ‘JUGLIFE’ dhe Devinit pëlqeu fotot e fundit të Kendall, e cila përfshinte foton duke bërë banja dielli nudo.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Një burim i afërt me Kendall tha për E!News se modelja dhe atleti kanë patur disa probleme kohët e fundit dhe janë ndarë për rreth një javë e gjysmë. Lajmi erdhi rreth një muaj pasi Kendall dhe Devin morën pjesë së bashku në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.
“Ata kaluan shumë bukur në Itali së bashku. Por sapo u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në një linjë dhe e kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme. Kendall i tha Devin]se donte hapësirë dhe kohë të ndarë.” -raportoi E!News.
Megjithatë, burimi i brendshëm tha se Kendall dhe Devin “kanë qenë në kontakt” që nga ndarja dhe ata “kujdesen për njëri-tjetrin”.
Kendall dhe Devin filluan të takoheshin në vitin 2020. Dhe ndërsa fansat u njohën me disa detaje në romancën e tyre—si p.sh. Kendall duke brohoritur për Devin në ndeshjet e basketbollit, duke i parë ata të ndajnë dedikime në rrjetet sociale ose të shijojnë një mbrëmje jashtë—të dy e mbajtën pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre private.
“Mendoj se kjo e bën jetën time shumë më të lehtë,” -tha Kendall gjatë ribashkimit të ‘Keeping Up With the Kardashians’, i cili u transmetua qershorin e kaluar, “dhe marrëdhënien tonë shumë më të mirë, të jem e sinqertë… Thjesht ndihem sikur është një çështje private dhe jo që dikush tjetër ta gjykojë apo ta dijë”.
Por a ka mundësi që Kendall dhe Devin të kthehen së bashku një ditë? “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë këtë punë”, tha burimi për E!News, “por që tani janë të ndarë”.