“S’janë të mijat”, kartat angleze të bllokuara në Rinas dyshohet se do përdoreshin nga grupet kriminale. Zbardhet dëshmia e porositësit

Ok

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me kartat SIM të sekuestruara në Rinas, të cilat dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet së bashku me prokurorinë britanike për një rrjet trafiku pasi dyshohet se kartat mund të përdoreshin nga grupet kriminale. Çelmeta raporton për BW se kartat janë blerë në Angli dhe kanë ardhur në Shqipëri me postë para 10 ditësh. Ndërkohë, shqiptari me iniciale M.H., në emër të cilit ishin porositur kartat, ka mohuar të ketë dijeni për kartat në emër të tij.

Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, kjo ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi mund të përdoren në treg të zi dhe mund të shfrytëzohen nga grupet kriminale për shpërthime te bombave me celular dhe për aplikacione te koduar për komunikime mes grupeve kriminale.

Nga hetimet e deritanishme policia ka dyshime se shtetasi M.H., që ka porositur kartat ka komunikuar me persona të tjerë dhe është pjesë e trafikut të kartave SIM. Aktualisht vijojnë hetimet.

Arena e Lajmit

“S’janë të mijat”, kartat angleze të bllokuara në Rinas dyshohet se do përdoreshin nga grupet kriminale. Zbardhet dëshmia e porositësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook