Video/ “Qeveris si non-grata kur flet për non-gratat tona”, Duma denoncon Ramën: Shqiptarët duhet të të bëjnë ty non-grata

900

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma akuzoi kryeministrin Rama se teksa i kujton opozitës se ka një non grata në radhët e saj, vetë po qeveris me non grata.

Teksa në Kuvend po diskutohej raporti vjetor i Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi, ajo u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të shpallin non grata kryeministrin i cili diskriminon qytetarët duke i ndarë me parti.

Pjesë nga fjala e Dumës

Në qoftë se do tu kërkoja secilit nga ju se ccfarë mbani mend nga përfaqësuesit e qeverisë dhe kryeministri, gjithccka që do të thoni është që ai i drejtohet opozitës me një nongrata, “ju keni non grata, keni non grata”. Kam shumë reflektim për këtë hipokrizinë, kapakun e pusetës, të gjitha bashkë. Ne këtu jemi trupa e vetme, ndoshta më e mira, që kemi përgjegjësinë që të monitorojmë gjërat nëse bëhen apo nuk bëhen. Por ne jemi kthyer në individë dhe në kartona që përshkruajnë gjithccka. ne jemi hipokrizia më e lartë, ne edhe në raportet institucionale kemi rekomandime. Asnjëherë në këtë sallë nuk masim produktin. Ju flisni për non grata? Ju qeverisni me non grata. Ju jeni non grata qeverisje. Ju flisni për diskriminim rracor, etnie, kur këtu kryeministri vjen dhe thotë “ju nuk do merrni asgjë, sdini asgjë, keni këto vlera”, flet si Jeferson.

Në këtë vend atë që keni mësuar ju votuesit është “je non grata në Shqipëri”. Se po të jesh me PD-në dhe po të jesh me opozitën, gjëja e parë që do të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Me thoni kolegë të PS-së për sa keni thënë “atë të atyre hiqeni nga lista, këtë tonin futeni në listë”. Shkojmë në zonat e varfra dhe na thonë “shyqyr që erdhët ju, se ne jemi non grata në këtë vend”.

Komisioneri thotë se sipas një sondazhi të KiE-së, 60% e shqiptarëve ndjejnë gjuhë urrejtje. Këtu gjuha e urrejtjes duartrokitet. Kryeministri vjen këto e thotë “me ju mo…ju mo… ne do na votojnë”. Shqiptarët duke qenë se ndihen non grata në vendin e vet, gjëja më minimale që duhet të bëjnë është të bëjnë non grata një njeri i cili kujtdo nuk ka të drejtë ti drejtohet me ‘non grata’. E thoni shpesh këtë ‘ju keni një non grata’. Vlerat perëndimore janë të atilla që të detyrojnë që kur ccështjet historike, qoftë edhe demokracisë dhe drejtësisë, ta masësh mirë atë ccështjen kur diskuton për ‘non gratën’ e tjetrit kur je i gjithi në pushtet prej non gratave. Ta masësh mirë atë kur i diskutonin non gratën tjetrit i cili mund të jetë politik më shumë se sa ekonomik, kur je i gjithi i zhytur në diskriminimin total të non gratave që i ke bërë shqiptarëve.

Video/ “Qeveris si non-grata kur flet për non-gratat tona”, Duma denoncon Ramën: Shqiptarët duhet të të bëjnë ty non-grata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook