Javët në vazhdim janë vendimtare për shumë nga lojtarët e Barçës. Njëri prej tyre, edhe mbrojtësi Dani Alvesh.
Mbrojtësi 39-vjeçar iu bashkua klubit në janar, duke pranuar një rrogë prej 100 mijë eurosh deri në fund të sezonit, por ëndrra e madhe e tij mbetet grumbullimi me Brazilin për në Botërorin 2022.
Në këto kushte ai i ka kërkuar një favor të fundit klubit katalanas për të firmosur një shtesë kontrate deri në mbyllje të vitit kalendarik, e cila do t’i munësonte brazilianit një mundësi grumbullimi nga ana e 5-herë kampionëve te botës.
Mbetet për t’u parë nëse katalanasit do ta plotësojnë këtë dëshir të lojtarit.
Arena e Lajmit
Loading…