Lady Gaga dukej në super formë teksa u fotografua me bikini të zeza të shtunën teksa shijonte një mëngjes me të dashurin Michael Polansky përpara performancës së saj në dasmën e miliarderit Alan Howard me kuzhinieren Caroline Byron.
Këngëtarja 36-vjeçare dukej sensacionale teksa shijonte rrezet e diellit në mëngjes në tarracën e Villa Bonomi, e cila është në pronësi të stilistit Vincenzo Dascanio. Krijuesja e hitit ‘Born This Way’ sigurisht e shfrytëzoi maksimalisht kohën e saj të pushimit teksa shijoi një filxhan kafe me të dashurin e saj sipërmarrës, përpara se të dilte më vonë në skenën ‘Villa Olmo’ në Como.
Lady Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta dukej në formë të shkëlqyer teksa shfaqte këmbët e saj të tonifikuara. Ylli i kishte kapur flokët e saj topuz ndërsa mbante një palë syze dielli të errëta. Ndërkohë, Michael u shfaq me një bluzë me kapuç gri dhe pantallona të shkurtra të bardha.
Gaga dhe Michael filluan të takoheshin në fund të vitit 2019, por këngëtarja e ‘Pokerface’ nuk e pranoi publike romancën e tyre deri në shkurt 2020.
Të dielën, këngëtarja u ngjit në skenë në dasmë, duke mahnitur të ftuarit me një fustan të zbukuruar me diamante me një dekolte kryq dhe një të çarë te njëra këmbë.