Pas largimit nga “Zonja”, Kielini zbulon të ardhmen: Ai kampionat më josh shumë, dua ta provoj

Xhorxho Kielini nuk mund të luajë me asnjë fanellë tjetër në Itali apo në Europë, prandaj për aventurën e tij të ardhshme ai do të udhëtojë përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç ishte përfolur. Madje, këtë e pranoi vetë numri 3 bardhezi për gazetarët e pranishëm.

66456456

“E vërteta është që një aventurë jashtë Italisë, në Amerikë më konkretisht, më ka tërhequr gjithmonë shumë, pasi mund të jetë edhe një zgjedhje jete e rëndësishme, e ndryshme, por e bukur. Prandaj, ideja ime është ajo që, pse jo, ta provoj.

Dua që të dal njëherë nga përditësia ime italiane, kam nevojë të ndryshoj, sepse vetëm duke bërë këtë mund të mësoj edhe më shumë dhe të di që në një të ardhme, kur të nis një tjetër profesion të jem i aftë të shoh të dyja anët e medaljes.

Pse vetëm 17 minuta?

Pasi doja që të luaja nga 1 minutë për secilin prej viteve të mia te Juventusi, sepse në një minutë shumë gjëra mund të ndryshojnë, ndërkohë që 17 vite më janë dukur sikur kanë fluturuar.

A ka një Kielini tjetër në qarkullim?

Ndoshta me emrin tim nuk do të vijë më njeri, por unë jam i sigurt se Alesandro Bastoni (Inter) më ngjason shumë dhe kam besim tek ai, për të mirën e kombëtares së Italisë”, përfundoi Kielini.

Arena e Lajmit


Loading…

Pas largimit nga “Zonja”, Kielini zbulon të ardhmen: Ai kampionat më josh shumë, dua ta provoj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook