“Ibra më i forti që kam luajtur, por desh më theu turinjtë”, Mesias rrëfehet për aventurën e tij te Milani dhe titullin

Milani është fare pranë titullit kampion në Itali dhe të gjithë kuqezinjtë mezi po e presin t’i japin fund “agjërimit” prej 11 vitesh. Suksesi ndaj Atalantës të dielën në mbrëmje e ka vendosur Milanin vetëm një pikë larg titullit.

ZHUNIOR MESIAS

Protagonist në suksesin kundër bergamaskëve ka qenë edhe mesfushori brazilian Valter Zhunior Mesias. Ai ka qenë i ftuar të hënën në emisionin “Gli Autogol” në kanalin “Twich”. Braziliani ka folur për karrierën e tij, për titullin kampion, për Ibrahimoviçin dhe suksesin ndaj Atalantës.

FILLESAT NË FËMIJËRI – “Kisha një fushë të vogël pranë shtëpisë sime në Brazil. Me raste bënim sherre me fëmijët e tjerë për të parë se çfarë bënte Ronaldo (fenomeni)”.

KALIMI NË ITALI – “Me të mbërritur në Itali kam nisur të bëj punën e postierit dhe kompania ku punoja unë kishte skuadrën e saj të futbollit, ku organizoheshim në turne të ndryshëm. Ishte një kënaqësi, ku pas punës, në fundjavë shkonim dhe argëtoheshim së bashku me miqtë. Vrapoja shumë dhe shënoja gola”.

KARRIERA SI AMATOR – “Nuk kam menduar asnjëherë për shumë larg, kam punuar pa një plan afatgjatë. Kam parë gjithnjë kategori pas kategorie. Por më pas kur bëra kapërcimin e madh nga Seria D në atë B nisa të kuptoj se mund t’ia dilja”.

“TELEFONATA” NGA MILANI – “Ishte një ëndërr e bërë realitet, sepse Milani është ndër skuadrat më të mëdha në botë. Një emocion i papërshkruar po të mendosh rrugëtimin tim. Nuk ishte e lehtë, por kur agjenti im më foli për këtë mundësi mbeta gojëhapur”.

MË AKTIVËT TE KUQEZINJTË – “Për mua janë spanjollët më rrëmujaxhinjtë, Kastijeho, Teo, Brahim Diaz. Pioli është i tmerrshëm për muzikën që vendos”.

FINALJA E CHAMPIONS-it – “Për rrugëtimin që ka bërë shoh Realin fitues, por në ndeshjet teke nuk i dihet”.

IBRAHIMOVIÇ – “Një herë më dha një shkelm turinjve. Para Atalantës ishte në humor. Është e pabesueshme të shohësh urinë e tij në këtë moshë”.

ibra mesias

ATALANTA – “Isha i përqendruar, zbrita në fushë i qetë, por me një dëshirë të madhe. Në stadium ishte çmenduri me mbështetjen e tifozëve”. Lojtari më i fortë – “Lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur është Ibrahimoviç. Kundërshtari më i fortë, Kristiano Ronaldo”.

Arena e Lajmit


Loading…

“Ibra më i forti që kam luajtur, por desh më theu turinjtë”, Mesias rrëfehet për aventurën e tij te Milani dhe titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook