E ardhmja e Kilië Mbapesë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat franceze dhe ato spanjolle. Sulmuesi e ka bërë të ditur se e ka marrë vendimin, pa përmendur skuadrën e tij të ardhshme.
Ndërkaq, mediat në dy vendet vazhdojnë të përcjellin histori nga më të ndryshmet në lidhje me Mbapenë.
Mediat në Spanjë kanë bërë me dije se Paris SG-ja prej më shumë se 10 ditësh ka “kërcënuar” lojtarin e saj, duke zgjedhur një mënyrë tjetër për ta bindur të qëndrojë në Paris.
Drejtuesit e klubit kampion në Francë i kanë komunikuar Mbapesë se Reali dhe të gjitha klubet e tjera spanjolle do të përjashtohen nga Liga e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Një taktikë kjo për ta nxitur atë të vijojë në Paris, por nga ana tjetër vijnë lajmet nga burime të afërta pranë mamasë së lojtarit që shtojnë dhe më shumë zërat për një firmë të Mbapesë me Realin e Madridit.
Ajo ka qenë mjaft aktive në këto kohë kur po diskutohet dendur mbi të ardhmen e djalit të saj. Madje, mamaja e Mbapesë cilësohet si një nga personat kyç në vendimmarrjen e sulmuesit francez.
Sipas gazetës “Marca”, mamaja e sulmuesit e ka pranuar se djali i saj është më pranë transferimit te Reali se qëndrimit te Paris SG-ja.
Arena e Lajmit
Loading…