Ish-presidenti i ndjerë i Sasuolos, Xhorxho Skuinci, ishte milanist, ndërkohë që tashmë simboli i klubit është Xhovani Karnevali që në cilësinë e administratorit ka mundur të forcojë ekipin me afrime ekonomike, por që tashmë vlejnë miliona.
I kontaktuar për të dhënë një mendim mbi ndeshjen e Sasuolos me Milanin ai ka thënë:
“Kam mik Marotën, por edhe Maldinin. E sigurt është që do të respektojmë kampionatin si në të kaluarën. Të mos harrojmë se ndër vite kemi mundur Milanin e Alegrit, Sedorfit dhe Inzagit.
Deri pak kohë më parë kuqezinjtë dëshironin disa nga yjet tanë, por që kur doli lajmi i shitjes, është ndërprerë çdo bisedim”.
Arena e Lajmit
Loading…