Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot pas deklaratave të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për gjuhën që ai përdor në debatet parlamentare.
Gjatë paradites së sotme, Nikolla dha një intervistë për DW, ku e cilësoi si të vrazhdë gjuhën që përdor Berisha.
“Është e vërtetë që personalisht zoti Berisha ka spikatur në vite për gjuhën e vrazhdë. Por e rëndësishme është që mospërgjigja me të njëjtën monedhë, ruajtja e etikës, dhe mbi të gjitha mbështetja fort në rregullat që ka parlamenti dhe që janë të mishëruara në rregulloren e parlamentit. Është shumë i rëndësishëm ky respekt dhe patjetër etika dhe qytetaria në çdo hap”, u shpreh Nikolla.
Por përmes zëdhënëses së tij, Floriana Garo, Berisha shprehet se sfidat e Parlamentit nuk vijnë prej denoncimeve të tij, por shkak të problemeve që ka maxhoranca me ligjin.
“Z.Berisha ka ruajtur gjithnje etiken ne denoncimet e vazhdueshme te shkeljeve te hapura te rregullores se Parlamentit nga Znj. Nikolla, per te mbrojtur Edi Ramen por Z. Berisha ka qene dhe do te vazhdoje te mbetet nje ze i forte ndaj abuzimeve te saj dhe pushtetareve te tjere ne cdo rrethane; nje ze i forte ne mbeshtetje te luftes kunder mega-aferave korruptive te qeverise dhe lidhjeve te saj me banda me te rrezikshme ne rajon te cilat sot po denoncohen nga drejtesia e vendeve te BE. Ai do jete pa medyshje nje ze i ashper ndaj grabitjes se prones publike, rritjes tejet te rrezikshme te borxhit publik dhe eksodit masiv te rinise nga vendi dhe rrenimit keshtu te te ardhmes se shqiptareve. Sfidat e parlamentit shqiptar nuk vijne nga denoncimi i pakompromis i ketyre dukurive tashme te njohura publikisht dhe boterisht, por vijne nga bashkefajesia e kesaj maxhorance ne aktivitetet e mesiperme”, thuhet në reagimin e Garos.