Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me depon e armëve që u zbulua në Yzberisht, ku u gjet edhe arsenal municionesh.
Gazetari Ilgi Celmeta raporton për BalkanWeb se policia ka mbajtur nën vëzhgim Dorian Kalon, pasi dyshonin se merrej me aktivitet kriminal.
Pas ndjekjes mësohet se policia ka rënë në gjurmët e punishtes ku modifikoheshin armët në banesën e Elvis Bakallit 30-vjeç në Kodër-Mëzez në Tiranë.