Kokaina “Goku”, zbardhet dëshmia e administratorit kosovar: Kompania ime është e sukseshme, s’ka nevojë të trafikojë drogë!

16acd9fb 2e95 4b33 96e5 0f8f0984131e

Zbardhet dëshmia e administratorit të kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi, që ka porositur mish pule nga Brazili, në kontejnerin e të cilit u zbulua dhe sekuestrua 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, e mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”.

Në dëshminë që gazetari Igli Çelmeta siguron për “BalkanWeb”, administratori kosovar ka thënë se kompania nuk ishte në dijeni se çfarë tjetër ndodhej në kontejner.

“Kompania që administroj ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme dhe nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner. Të gjitha veprimet kryhen online, porosia dhe blerja e mishit”, ka thënë administratori para hetuesve.

Ndërsa, agjenti doganor, Egert Vargu, ka thënë se nuk ka lidhje me drogën dhe se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi dhe nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.

Arena e Lajmit

Kokaina “Goku”, zbardhet dëshmia e administratorit kosovar: Kompania ime është e sukseshme, s’ka nevojë të trafikojë drogë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook