“Kumbaro refuzon të përgjigjet për shkeljet në Butrint”/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë-Ramës: Premtuat se nuk do të ketë ndërtime, sqaronin publikun

Kumbaro

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, rreth çështjes së Parkut Kombëtar të Butrintit.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar në Facebook Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, thekson se ministrja vazhdon të refuzojë të përgjigjet për publikun, duke shtuar se Forumi mund të konfirmojë se në zonë e mbrojtur është një ndërtim në shkelje flagrante.

Gjithashtu drejtuar kryeministrit Edi Rama, kërkojnë që të japë një përgjigje rreth kësaj çështjeje.

Reagimi:

I nderuar z. Kryeminister.

Meqenese ministrja e Turizmit, znj.Kumbaro vazhdon te refuzoje te jape shpjegime per publikun se perse ne zonen e mbrojtur te parkut kombetar te Butrinti eshte lejuar nje ndertim i tille do te donim ndihmen Tuaj per te na shpjeguar kete shkelje flagrante te ligjit per zonat e mbrojtura. Mund t’ju konfirmojme me pergjegjesi se ky ndertim eshte kryer brenda zones se mbrojtur te pasurise boterore te UNESCO. Eshte kryer brenda zones ku ju vete keni ndihmuar per ta shpallur zone te mbrojtur kur ishit minister i Kultures. Mund t’ju themi se ky ndertim qe ka prishur vijen bregdetare shkembore dhe ka prishur pejsazhin historik dhe pyllin unikal mesdhetar te “Makia Mediterranean”.

Ky ndertim eshte lejuar nga Ministria e Turizmit per nje nga oligarket tuaj. Ky ndertim eshte kryer nen vezhgimin e 6 institucioneve te administrates tuaj: Ministria e Turizmit, Ministria e Kultures, agjencia e zonave te mbrojtura, bashkia Sarande, Administrate e Parkut kombetar te Butrintit, Agjencia e Bregdetit.

Nga podiumi i parlamentit ju premtuat se kjo zone do te mbrohet dhe nuk do te kete ndertime. Ne emer te opinionit publik kerkojme shpjegimin tuaj nese ky ndertim eshte brenda zones se mbrojtur te Pasurise Boterore te UNESCO Butrint? Adresa. Ngjitur me Pemen e Thate, poshte ish repartit ushtarak ku jane vendosur antenat ne brendesi te Parkut kombetar te Butrintit.

“Kumbaro refuzon të përgjigjet për shkeljet në Butrint”/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë-Ramës: Premtuat se nuk do të ketë ndërtime, sqaronin publikun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook