Pas tetë vitesh mungesë në “Hollywood”, Cameron Diaz i rikthehet aktrimit

Aktorja e njohur Cameron Diaz, e njohur për filmat e suksesshëm si ‘The Mask’, ‘There’s Something About Mary dhe Charlie’s Angels’, hoqi dorë nga karriera e saj në aktrim dhe nuk ka luajtur në asnjë film për tetë vitet e fundit.

Për më tepër, pasi lindi vajzën e saj Raddix Madden në 2019, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga kinemaja.

Për nja dy dekada, Diaz ishte një nga fytyrat më të njohura në industrinë e filmit dhe shumë fansave iu mungonte prania e saj në ekran.

Megjithatë, Cameron Diaz është kthyer. Rikthimi i saj në aktrim u njoftua nga Jamie Foxx në një mënyrë shumë të veçantë, duke ndarë një bisedë telefonike.

“Cameron, shpresoj të mos jesh ‘çmendur’ që e kam regjistruar këtë, por nuk ka kthim prapa tani”, shkroi Foxx në Twitter.

“Cameron Diaz dhe unë i jemi kthyer punës – filmi ynë i ri me Netflix. Prodhimi i saj fillon gjatë këtij viti!”

‘Back in Action’ titullohet filmi që shënon rikthimin e Diaz.

Rikujtojmë se rreth disa muaj më parë Cameron e quajti “Hollyëood-in” një kurth prej së cilës shpëtoi pas martesës me Benji Madden në vitin 2015.

Ndër të tjera aktorja rrefeu se ka refuzuar plot 100 milione dollar nga oferat filmike që ka marrë gjatë këtyre viteve, por i ka refuzuar atë dhe nuk është penduar për asnjë moment.

Pas tetë vitesh mungesë në “Hollywood”, Cameron Diaz i rikthehet aktrimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook