“Rama e Berisha janë bashkë”/ Bamir Topi: Kanë qenë që pas shpërthimit të Gërdecit, ja çfarë fshihet pas sulmeve të kryeministrit (VIDEO)

Pikat Mbi I3

Ish-Presidenti Bamir Topi ka deklaruar se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi I” ai tha se dy faktorët e rëndësishëm politik në vend janë bashkë që prej shpërthimit të Gërdecit dhe vendimeve që kanë marrë të dyja së bashku. Sulmet ndaj Berishës sipas Topit nga ana e Ramës, bëhen për të faktorizuar në skakierën politike ish-kryeministrin.

“Rama se ka lënë në mënyrë spontane këtë histori. Po e faktorizon duke e goditur. E bën haptazi. Ata qysh nga viti 2008 janë bashkë. Madje edhe fizikisht mund të them që menjëherë në Spitalin Ushtarak pas shpërthimit të Gërdecit janë bashkë. Ndryshimet Kushtetuese i bënë bashkë. Të gjithë ato ndryshime në kampet respektive i kanë bërë në interes të kësaj dyshe. Brenda kësaj dyshe për interesa janë bashkë, por kur vjen historia gjithçka shkon zi e më zi për opozitën. Ai e përdor. Lidhja organike kërkon edhe faktorin përballë, edhe pse nuk mund të kenë afrimitet kimik.

Kështu po ndodh. Kjo sipas meje e thellon distancën, diferencën. Partia Socialiste është e kamufluar në jetën parlamentare, është zotëruese e pushteteve. Jetën parlamentare e ka për të bërë grimin e qeverisjes, për të folur njerëz që i japin një lloj demokracie koherente Parlamentit ndërsa në qeverisje është Rama, që kontrollon çdo qelizë të qeverisjes. Kështu që të thuash të thuash duke përdorur alibinë që janë të blerë nga Rama është histori e vjetër, e konsumuar. Ky sulm është përdorur gjithmonë dhe hedh poshtë ato zëra ku thua që ka liri demokracie. Kur shfaqesh ndryshe në mendim, e thënë ato falangat dhe japim mesazhin në media, në studio. Drama ka për aktor njerëz të opozitës dhe ka për regji, audiencë e spektatorë njerëz të mazhorancës”, u shpreh Topi.

Arena e Lajmit

“Rama e Berisha janë bashkë”/ Bamir Topi: Kanë qenë që pas shpërthimit të Gërdecit, ja çfarë fshihet pas sulmeve të kryeministrit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook