Si ndihen Meghan Markle dhe Princ Harry pas hetimit për bullizëm nga Familja Mbretërore?

Duket se Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të lihen jashtë nga Pallati i Buckingham.

Më 29 qershor, një ndihmës i lartë i Familjes Mbretërore njoftoi se hetimi i tyre mbi pretendimet e stafit se Dukesha i kishte bullizuar ata ka përfunduar, por përfundimet e hetimit nuk do bëhen publike.

Por si ndihen Harry dhe Meghan rreth këtij lajmi? Një burim i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex ka thënë për E!News se çifti është “i zhgënjyer” që rezultatet e hetimit nuk do bëhen publike. Më 3 mars 2021, zyrtarët e Pallatit njoftuan se do të nisnin një hetim pasi Meghan u akuzua për bullizëm ndaj punonjësve.

“Ne jemi qartazi shumë të shqetësuar për akuzat në ‘The Times’ pas pretendimeve të bëra nga ish-stafi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex,” -tha Buckingham Palace në një deklaratë në mars 2021. “Për këtë arsye ekipi ynë i burimeve njerëzore do të shqyrtojë rrethanat e përshkruara në artikull. Anëtarët e stafit të përfshirë në atë kohë, duke përfshirë ata që janë larguar nga Familja, do të ftohen të marrin pjesë për të parë nëse mund të nxirren mësime. Familja Mbretërore ka pasur një politikë dinjiteti për trajtimin e punonjësve ndër vite dhe nuk do të tolerojë ngacmimet ose bullizimet në vendin e punës.”

Njoftimi i Pallatit erdhi një ditë pasi gazeta britanike ‘The Times’ raportoi se një nga ish-ndihmësit kryesorë të Meghan dhe Harry kishte bërë një ankesë në vitin 2018 se ishte bullizuar nga Dukesha, duke pretenduar se ajo përzuri dy asistentë personalë nga Familja Mbretërore.

Ai gjithashtu erdhi disa ditë përpara se CBS të transmetonte intervistën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey. Harry dhe Meghan mohuan akuzat për bullizim, duke thënë në një deklaratë të përbashkët në atë kohë se Meghan ishte “e pikëlluar nga ky sulm i fundit ndaj saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i bullizmit”.

Raportimet vijnë disa ditë pasi u tha se Princ Harry dhe Meghan Markle do të shkatërronin çdo mundësi për t’u pajtuar me Familjen Mbretërore nëse zbulojnë se çfarë ndodhi pas dyerve të Pallatit gjatë Jubileut të Platinumit.

Biografi dhe gazetari Duncan Larcombe tha për revistën britanike Closer se “testi me të vërtetë fillon tani” pasi anëtarët mbretërorë u kthyen në shtëpinë e tyre në Kaliforni pas festës katër-ditore të Mbretëreshës Elizabeth në Londër në fillim të këtij muaji. “Ata kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Jubile dhe vërtet e kanë vendosur veten sërish në detyrat e tyre mbretërore– gjë që është e mrekullueshme për markën e tyre por edhe për Spotify, Netflix dhe Penguin”, -tha Larcombe, duke iu referuar marrëveshjeve të ndryshme të biznesit të çiftit. Markle do të publikojë një podcast gjatë verës, përveç dokumentarit në Netflix me Harry.

Si ndihen Meghan Markle dhe Princ Harry pas hetimit për bullizëm nga Familja Mbretërore?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook