Video/ News24 në bazën e prodhimit dhe modifikimit të armëve, si u zbulua pas përgjimit të 45-vjeçarit me precedent penal

Vila4

News24 ka qenë sot në bazën e prodhimit dhe modifikimit të armëve që u zbulua në Kodër Mëzez. Gazetari Igli Çelmeta ka sjellë detaje nga operacioni dhe aktiviteti kriminal.

Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë bazën të vendosur në një vilë tre katëshe në Kodër Mezez pas mbajtjes në përgjim të një prej të arrestuarve.

“Një arsenal armësh me pistoleta, kallashnikovë, municione luftarake, silenciatorë është zbuluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës në një bazë që përdorej për modifikimin dhe prodhimin e armëve të zjarrit në ambientet e një vile tre katëshe e cila ndodhet në periferi të kryeqytetit në zonën e Kodër Mëzezit. Vetëm kati i parë i vilës është i banueshëm.

Policia arriti në gjurmët e autorëve pas hetimeve disa mujore dhe ka zbuluar që kjo vilë përdorej për aktivitet kriminal. Policia ka arrestuar dy persona, 30-vjeçarin Elvis Bakalli dhe 45-vjeçarin Dorian Kalo. Policia kishte në përgjim Dorian Kalon, një person me precedentë duke shkuar më pas te baza e armëve. Ky aktivitet kriminal ushtrohej prej kohësh në këtë zonë. Armët që prodhoheshin dhe modifikoheshin në këtë bazë mund të jenë përdorur në krime të ndryshme dhe vrasje.
Kalo në vitin 2021 nga bashkëpunëtori i drejtësisë Enver Jamaku është përmendur në dëshminë e tij si personi që i siguronte armët e zjarrit për të kryer vrasjet. në vend ndodhen sërish agjentë krimesh për të mbledhur të gjitha provat apo edhe dëshmi për këtë aktivitet kriminal”, tha gazetari.

Video/ News24 në bazën e prodhimit dhe modifikimit të armëve, si u zbulua pas përgjimit të 45-vjeçarit me precedent penal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook