VIDEO/ Siguruan finalen e “playoff”-it, tifozi i skuadrës angleze sulmon futbollistin kundërshtar

Notinghem Forest është shumë pranë rikthimit të bujshëm në Premier Ligën angleze pas shumë vitesh, me fitoren në gjysmëfinalen e “playoff” përballë Shefilld Junajtid.

pjimage (1)

Por festa pas ndeshjes duket se kaloi jashtë duarve të forcave të sigurisë, ku tifozët hynë në fushë dhe filluan të shkaktonin probleme.

Njëri prej tyre, duke vrapuar shkoi në stolin e kundërshtarëve dhe përplasi lojtarin e Shefilld Billi Sharp, i cili ra menjëherë në tokë.

Sipas pamjeve të siguruara nga “Sky Sports”, shikohet se si tifozi shkon drejt sulmuesit dhe e përplas qëllimisht për ta rrëzuar.

Pas kësaj, ai është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa Sharp nuk ka probleme serioze.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Siguruan finalen e “playoff”-it, tifozi i skuadrës angleze sulmon futbollistin kundërshtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook