FOTO/ Deklaroi se bën tifo për Romën, në Itali i nxjerrin foto Ramës me xhupin e Lacios

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë sot për të përditshmen sportive italiane “TuttoSport”, ku ka folur për përgatitjet e Shqipërisë për të pritur finalen e Ligës së Konferencës. Numri 1 i qeverisë ka folur edhe për faktin se si shqiptarët janë ndjekës të futbollit italian dhe ndonëse nuk e ka fshehur që është një juventin, ka pranuar se në finale do të bëjë tifo për skuadrën e Romës së Murinjos.

edi rama

Fjalë të cilat janë pasqyruar gjerësisht në mediat italiane, duke cituar edhe frazat e tij rreth Kielinit, Dibala e Alegrit. Megjithatë, mediave pranë klubit të Lacios, rivalëve të përhershëm të Romës, duket se nuk u ka pëlqyer kjo gjë.

Kështu, ata kanë gërmuar në arkivat e vjetër dhe kanë gjetur foto të Ramës si “lacial”, ose më saktësisht duke veshur një xhup të skuadrës rivale të Romës.

“Rrjeti nuk harron dhe nga e kaluara është shfaqur një foto që mund të hedhë dyshime. Disa vite më parë, vetë Edi Rama është fotografuar me një xhup të Lacios të veshur”, shkruante portali “La Lazio Siamo Noi”, i cila i përket tifozëve të Lacios të cilët kanë gërmuar dhe gjetur foton në fjalë.

e759bb18e81baa8c899db51727f132f2-22282-1652884893

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Deklaroi se bën tifo për Romën, në Itali i nxjerrin foto Ramës me xhupin e Lacios

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook