Në Premier Ligë luhet akti final, ja shifrat që mund ta vendosin titullin në një “playoff” të çmendur

Java e fundit në Premier Ligë është gati të vendosë verdiktin e saj final për sa i përket titullit, vendit të mbetur në Ligën e Kampionëve dhe skuadrës që do të bjerë nga kategoria.

guardiola - klop

Gjithsesi, vëmendja më e madhe do të jetë në sfidën e Mançester Sitit dhe atë të Liverpul, për të parë se kush do të shpallet kampion.

Skuadra e Guardiolës kërkon vetëm fitore, ose një gabim të rivalëve për t’u shpallur kampion, në të kundërt Liverpul mund të ngrejë titullin e dytë në tre vite.

Po ashtu është dhe një mundësi e veçantë që titulli të vendoset në një ndeshje “playoff”. Kjo mundësi mund të ndodhë vetëm nëse skuadrat do të balin me një barazim pikësh dhe një golavarazh të njëjtë.

Nëse Mançestert Siti humbet ndeshjen e fundit përballë Aston Vilës me shifrat 6-0 dhe Liverpul barazon me Ullvërhemptonin me shifrat 5-5, atëherë të dyja skuadrat do ta vendosnin titullin në një ndeshje “playoff”.

Kjo gjë duket e pamundur të ndodhë, por në futboll është treguar që kjo fjalë nuk ekziston.

Arena e Lajmit


Loading…

Në Premier Ligë luhet akti final, ja shifrat që mund ta vendosin titullin në një “playoff” të çmendur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook