Tom Cruise nuk është thjesht një hero i filmave aksion! Ai është aktori i mrekullueshëm, i pashëm, i sinqertë, i cili bën marifetet e tij, lufton në betejat e tij dhe vazhdon të na magjepsë edhe pas 39 vitesh dhe mbi 35 filmave në Hollywood. Ai është nominuar tri herë për çmimin Oscar dhe ka fituar 3 çmime ‘Golden Globe’. Teksa bëhet një vit më i vjetër, po ju sjellim disa fakte pse ne do ta duam gjithmonë atë.
10. Ai është thjesht -shuuuumë i bukur-
Herë pas here, Cruise është shfaqur me ndryshime të mëdha: me njërin sy të lidhur në ‘Valkyrie’, me mjekër në ‘Fourth of July’, madje edhe tullancë dhe ‘me bark’ në ‘Tropic Thunde’r. Por në fund të ditës, mjekra e tij e fortë, buzëqeshja e ndezur dhe flokët shkëlqejnë gjithmonë. Ju e dini ai është ‘Man Pretty’!
9. Atij i pëlqen autoironia
Ju pëlqen një djalë që mund të bëjë autoironi, apo jo? Epo, Cruise e bën këtë në mënyrë të përsëritur përmes shfaqjeve si një agjent i dobët në ‘Tropic Thunder’, duke luajtur Austin Powers dhe si një folës motivues në Magnolia.
8. Ai është Mission: Impossible
Cruise është forca shtytëse e një prej serive më të mëdha të filmave aksion të të gjitha kohërave. Çdo hyrje drejtohet nga një regjisor i madh – Brian De Palma, John Woo dhe J. J. Abrams – të cilët ndoshta pranuan të jenë regjisorë vetëm për të punuar me Cruise.
7. Ai di të zgjedhë një grua
Martesat e tij me Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes janë dëshmi se Cruise di si t’i lërë përshtypje një vajze!
6. Thekset e tij janë aq të këqija sa janë të mira
Cruise mund të jetë i tmerrshëm në thekse, por kjo është pjesë e asaj që e bën atë të veçantë.
5. 1.70 metra, por ai është një yll i vërtetë aksioni
Atiji mund të duhet të qëndrojë në një kuti për të goditur kundërshtarët e tij, por sapo të jetë në atë kuti, ki kujdes. Ai ka luajtur në disa nga filmat më të mirë të aksionit ndonjëherë – ‘Mission: Impossible’, ‘Minority Report’, ‘War of the Worlds’, ‘Edge of Tomorrow’ .
4. Ai është djali i keq që dëshironi (ose dëshironi të jeni)
Çdo grua e dëshiron atë; çdo burrë dëshiron të jetë ai. Nga një agjent sportiv (Jerry Maguire) tek një pilot (Top Gun), personazhet e Cruise ngrohen falë dashurisë së një gruaje. Thënë kjo, të qenit ‘djal i keq’ është ajo që e bën atë kaq të lezetshëm si fillim.
3. Ai vendos jetën në rrezik për filma
Si është në gjendje Cruise të shesë një skenë aksioni kaq spektakolare? Lehtë: ai rrezikon jetën që shumë skena të jenë reale. Dhe kur bëhet fjalë për varjet nëpër ndërtesa, si në ‘Mission: Impossible’, të kesh yllin e filmit duke vënë jetën e tij në rrezik, përcjell emocion në një mënyrë që një dublim nuk mundet.
2. Aktor legjendar
Të jesh një yll filmi do të mjaftonte, por ajo që të bën vërtet ta duash Cruise është se ai është gjithashtu një aktor legjitim. Ai është nominuar për çmime të panumërta dhe rolet në ‘Born on the Fourth of July’, ‘Jerry Maguire’ dhe ‘Magnolia’ i dhanë atij nominimet për Oscar.
1. Ai është zbavitës
Arsyeja më e madhe që ju pëlqen Cruise është se ai është zbavitës. Ai është magnetik në ekran, ai i kthen paraqitjet publike në ngjarje dhe është gjithmonë një hap larg të bërit diçka të çmendur. Cruise na ka mbajtur sytë të mbërthyer pas ekranit për më shumë se 30 vjet. Dhe për këtë, ai meriton respektin (dhe adhurimin tonë).
Gëzuar ditëlindjen, Tom Cruise!!