Video/ Deputetët e PD në homazhe për Nishanin, Alibeaj: Ikja e një copëze historie të një burri të urtë

Grupi I Pd

Deputetët e PD kanë marrë pjesë në homazhe për ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta parakohe për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19.

Nga Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Oriola Pampuri etj, kanë marrë pjesë në ceremoni. Alibeaj tha se ndarja na jeta e Presidentit Nishani është një humbje e madhe dhe ikja e një copëze historie e një burri të urtë.

“Ikja e një copëze historie tek ata të cilët e kanë njohur, kanë bashkëpunuar me të. Ikja e një copëze historie të një burri të urtë, i cili lëshonte vetëm sinjale paqeje dhe mirësie. Të pakta janë këto sinjale në botën tonë të trazuar. Kjo e bën më të madhe humbjen”, u shpreh Alibeaj.

Video/ Deputetët e PD në homazhe për Nishanin, Alibeaj: Ikja e një copëze historie të një burri të urtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook