Drake mund të jetë një ‘djalë i certifikuar i dashuruar'(certified lover boy), por të shtunën ai ishte në qiellin e shtatë ndërsa doli në skenë me ‘Backstreet Boys’.
Reperi dhe këngëtari 35-vjeçar ndau disa foto teksa ishte në skenë i rrethuar nga grupi me famë botërore. Në foton e parë, ai qëndronte pranë yjeve të popit, i rrethuar nga Nick Carter, Howie Dorough, AJ McLean, Brian Littrell dhe Kevin Richardson.
I ashtuquajturi “Champagnepapi” iu bashkua grupit gjatë një koncerti në qytetin e tij të lindjes, Toronto. Teksa ndau një foto me ta në Instagram Drake shkroi, ‘Unë me të vërtetë ia dola…’.
Superylli postoi më pas video ku këndonte së bashku me grupin këngën e tyre hit ‘I Want It That Way’. Ai i këndoi vetë dy vargjet e para “Ti je zjarri im / Dëshira ime e vetme”. Dukej se Drake u tërhoq pak, sepse një anëtar i grupit i tha atij ‘Lëreni audiencën të këndojë’ dhe të gjithë ‘Backstreet Boys’ kthyen mikrofonat e tyre drejt turmës, por Drake thjesht vazhdoi. Më vonë, ai postoi një video tjetër në Instagramin e tij me Nick Carter teksa këndonte refrenin e fansat shpërthyen në brohoritje. “Kur ajo thotë se ka ndaluar së takuari me meshkujt e kësaj gjenerate dhe më pyet pse jetoj vetëm…” -shkroi ai me nota humori.
View this post on Instagram
Drake ka përmendur ‘Backstreet Boys’ disa herë gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe videoklipin e tij muzikor ‘Way 2 Sexy’, i cili doli vitin e kaluar. Së bashku me Future dhe Young Thug, të cilët janë bashkëpunëtorë në atë këngë, Drake rikrijoi skenat ikonike nga videoklipi muzikor ‘I Want It That Way’, i veshur me veshje të tëra të bardha dhe duke qëndruar në rërë.