E BUJSHME/ Asnjë përgjigje për rinovim, sfida ndaj Sampdorias mund të jetë dita e lamtumirës për liderin e Interit

Samir Handanoviç ende nuk i ka dhënë një përgjigje Interit për rinovimin e kontratës.

HANDANOVIC 1

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, lideri i zikaltërve nuk i ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare drejtuesve për ofertën e kryer për të ku paga e tij prej 3,4 milionë eurosh do të ulej me 30%.

Por çështja ekonomike nuk është problem për kapitenin e Interit, por roli në skuadër, ku me ardhjen e portierit kamerunas, Andre Onana, Handanoviç automatikisht do të bëhej portieri i dytë i zikaltërve nga sezoni i ardhshëm.

Pas përfundimit të kampionatit do të ketë një takim mes palëve, por në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët, atëherë sfida ndaj Sampdorias të dielën në orën 18:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e cila mund të jetë dhe dita që Interi do të shpallet kampion i Italisë në rast se Milani bën një hap fals ndaj Sasuolos, mund të jetë dita e lamtumirës së Handanoviç me Interin, i cili zbarkoi në vitin 2012 në Milano, duke u aktivizuar prej 10 vitesh si titullar i padiskutueshëm.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën zikaltër në Serinë A, gardiani 37-vjeçar slloven, është aktivizuar në total në 36 ndeshje.

– Arena e Lajmit


Loading…

E BUJSHME/ Asnjë përgjigje për rinovim, sfida ndaj Sampdorias mund të jetë dita e lamtumirës për liderin e Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook