Fotot nga paparazzi/ Kryebashkiaku me tuta blu dhe atlete të kuqe në Bllok

Rakip Suli nuk hyn te politikanët klasikë. Kryebashkiaku i Kamzës ka treguar se nuk i preferon shumë kostumet zyrtare dhe e përditshmja e tij është tërësish ‘casual’. Nëse nuk do ta njihnim, vështirë se do të besonim se personi në foto, me tuta blu dhe atlete të kuqe është qytetari i parë i Kamzës.

Një pasdite krejt sportive dhe e shkujdesur duket kjo e Sulit, i cili i pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve, ka ecur në Bllok, duke u marrë me telefonin e tij. I veshur me tuta, atlete dhe një t-shirt, Suli dukej sikur sapo kishte përfunduar vrapin e tij.

Megjithatë, duke njohur profilin e tij, kjo nuk është një pamje edhe shumë e çuditshme për të, ndonëse kombinimit të gabuar që ka bërë. Nëse u hedhim një sy rrjeteve të tij sociale, edhe punët në Bashkinë e Kamzës ai zgjedh t’i bëjë i veshur sport.

Normalisht që pamjen e zyrtarit të lartë ai e merr kur i duhet të shkojë në takime të rëndësishme institucionale apo kur shkon për vizitë Kryeministri në Kamzë. Në këto takime, Suli zgjedh xhaketën për t’u dukur më formal, megjithatë poshtë saj ai nuk e ‘tradhton’ sportive, duke mos hequr dorë nga bluza sportive.

Fotot nga paparazzi/ Kryebashkiaku me tuta blu dhe atlete të kuqe në Bllok

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook