Fotot nga paparazzi/ Vera Grabocka, në top formë edhe në të 70-t e saj

Vera Grabocka e ka ruajtur ndër vite ‘brand’-in e saj të sukseseve. Regjisorja është prezente në çdo sezon televiziv me një format të suksesshëm. Por, veç angazhimeve në karrierë, për mediat ka qenë përherë një personazh mjaft interesant. Për të gjithë konsiderohet si një imazh i kuruar që shfaqet gjithnjë në formë perfekte fizike.

Për zonjën e ekraneve shqiptare, koha ka ndaluar, duke ardhur gjithnjë me një pamje mjaft rinore. Kështu ka ndodhur edhe me këto foto të shkrepura nga paparaci ynë. Vera është fotografuar në rrugët e Bllokut, teksa duke ecur shkëmben një bisedë edhe me Popi Kolën, një tjetër personazh i njohur i ekraneve tona. Djaloshi i ri, mjaft i suksesshëm duket se ka marrë edhe vëmendjen e regjisores së mirënjohur, ku me gjasa bashkëpunimet mes tyre nuk do të mungojnë.

E veshur me xhinse të bardhura, të grisura përpara, ajo e kishte zgjedhur ta kombinonte pamjen me bluzën krem të kuqe. Natyrisht që në të përditshmen e saj ajo zgjedh atlete për t’u ndjerë edhe më komode. Është gati e pabesueshme se ajo që shihni në foto, i ka kaluar tashmë të 70-at e saj dhe prapë shfaqet me një fizik perfekt dhe një kombinim tejet rinor.

Në daljet e pakta të sajat, ky ka qenë stili i saj, ku zgjedh që të jetë sa më komode në punët e shumta që ka. Edhe në rrjetet e saj sociale, regjisorja të pakta i ka postimet private, duke u orientuar më së shumti te projektet e saj. Megjithatë kur vjen puna për bashkëshortin e saj, aktorin e mirënjohur, Timo Flloko, ajo nuk ‘përmbahet’. Producentja Vera Grabocka ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj Timo Fllokon, për 14 shkurt.

Me anë të një postimi në “Instagram”, Grabocka ka zgjedhur që të urojë partnerin e saj në ditën e të dashuruarve me një foto të bërë në Malibu. “Dashuria… univers, gravitacion magjik. V-ja afron dy skaje ne te njëjtën pike Malibu-Gusht 2021”, shkruan Grabocka në foton tejet romantike me bashkëshortin e saj. Ndërkohë, në një ndër intervistat e saj të rralla, Vera ndan edhe këshilla për të gjithë të rinjtë.

“Iu thosha gjithmonë të rinjve: Bukuria është një pasaportë që të hap shumë dyer. Lum ai që di ta përdorë këtë armë të fortë të tij dhe ta ktheje në vlerë”, por me të gjitha përpjekjet ndeshnim gjithmonë hezitimin e tyre dhe të familjeve të tyre. Sot ndodh krejt e kundërta dhe kjo i jep shumë kuptim punës sonë”, do të shprehej regjisorja e mirënjohur. Gjithnjë në qendër të mediave për shkak të pamjes së saj sportive, në ‘Instagram’ ajo duket se e ka dhënë recetën magjike.

“Ushtrohuni sa më shumë që të jeni në harmoni të plotë me trupin tuaj, vrapimin dhe notin janë dy gjëra që nuk duhet t’i ndërprisni asnjëherë”, shkruante ajo përkrah fotos ku shfaqej e veshur sport dhe duke vrapuar, duke nxjerrë në pah anën tjetër të saj.

Fotot nga paparazzi/ Vera Grabocka, në top formë edhe në të 70-t e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook