Politikani Genc Pollo, i ftuar në ‘Frontline’ në News24 foli për situatën e politike në Partinë Demokratike.
Gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço, Pollo u shpreh se ajo që nisi me Kuvendin tashmë po përmbyllet me organe si Këshilli, duke shtuar se në këtë mënyrë ka një parti të organizuar,.
Ndërsa për kritikët, ai u shpreh se zgjedhjet e brendshme në PD, ishin të rregullta , duke shtuar se shpreson që deputetët që nuk e kanë gjetur rrugën e tyre shpreson ta gjejnë në ardhmen.
“Ç’ka nisi me Kuvendin e PD tani kështu po përmbyllet me organe si këshilli,…kemi një parti të organizuar …Zgjedhjet janë të rregullta. Janë disa deputetë që ende nuk kanë gjetur rrugën e tyre dhe shpresoj që ta gjejnë në të ardhmen.”, tha ai, duke shtuar:
PPE është një shtyllë e rëndësishme e Europës së bashkuar dhe për vendin tonë dhe PD ka qenë një ndihme e madhe në këtë proces demokracie që kemi në këto tre dekada. Besoj që nuk ka të bëjë me Berishën në krye dhe e them që në raste të tilla qendra në Bruksel luan neutralitetin.
Ftesa më e afërt për PD kur mund të jetë?
Pollo: Varet se kur mund të mblidhen forumet e PPE , mendoj që neutraliteti ngrirës i PPE kundrejt PD do të vihet në shqyrtim sepse kemi një situatë të re të PD. Kemi Kuvendin shkarkimin e Bashës, Kuvendin e 30 prillit, zgjedhjen e kryetarit, pra kemi një situatë të plotë dhe kjo do të reflektohet.
Arena e Lajmit