Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili gjithashtu ironizon edhe kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa shkruan se kush do të jetë presidenti e di vetëm Rama dhe Balla.
Statusi:
Presidenti i Rames….edhe i Balles
Hajde ç’vete hajde!
Se kush do te jete Presidenti e di vetem Rama dhe Balla.
Merre me mënd se ç’palo zgjedhje do te jete, per te vënë kujen.
Se mos harroni edhe karagjozet e rilindjes qe mbushnin zarfat me kantidate.
Nje tufe me deputete te mbaruar, qe i tall per qejf Rama dhe Balla.
Ku u katandis Shqiperia, qe ka mbetur ne dore te ketyre sharlataneve.
Arena e Lajmit