PS ‘hermetike’ me kandidatin për presidentin, Klosi: Ja kur do e merrni vesh emrin e presidentit të ri

Capture

Socialistët janë treguar tepër hermetik sa i takon emrave të kandidatëve për president.

Socialisti Blendi Klosi deklaroi për “Open” se shqiptarët do e marrin vesh nesër në orën 17:00 emrin e ri të kandidatit për president, që pritet të votohet në seancën plenare të së shtunës.

“Për të sqaruar, po ju flas nga Kolonja, Jam nga një fushatë ku PS po punon për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. PS ka në axhendë më të fortë se presidenti, por se si do të zgjidhen kryetarët e degëve të partisë. S’ka angazhim PS si strukturë për të diskutuar për emrin e presidentit. Ai mund të jetë një debat nga një grup i mandatuar nga kryesia. Është një grup negociator që merret me këtë. Na ngelet të diskutojmë nesër për emrat, edhe me opozitën. Nesër do e merrni përgjigjen, deri nesër. Mblidhet Kryesia në orën 17:00. Ne kemi paraqitur 67 emra, që grupi i PS mendonte se mund të ishin kandidat për president. Kemi propozuar emra për president kur negociohej me opozitën. Nesër diskutohet. Asnjë emër s’mund të them sot. Është një proces për të cilin jemi mbledhur 2 herë në javë. Se kur do e marr unë vesh nesër në orën 17:00.”, tha Klosi

Arena e Lajmit

PS ‘hermetike’ me kandidatin për presidentin, Klosi: Ja kur do e merrni vesh emrin e presidentit të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook