Publikohen fotot, këta janë dy bosët shqiptarë të 2.2 tonë kokaine në Peru, u filmuan gjatë operacionit “Bitcoin”

Iavxa5o5lfchfm3bq5oats3hbe

Publikohet fotoja e dy bosëve shqiptarë të kokainës në Peru. Mediet e huaja kanë nxjerrë fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Dy shqiptarët kishin hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e 2.2 tonë kokaine, që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”.

Siç shkruajnë mediat vendase, dy trafikantët shqiptarë janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin.

Ndërkohë, më herët dy shqiptarët u fotografuan në hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf.

Arena e Lajmit

Publikohen fotot, këta janë dy bosët shqiptarë të 2.2 tonë kokaine në Peru, u filmuan gjatë operacionit “Bitcoin”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook